Albspirit

Media/News/Publishing

Bashkia punëson “Mjeshtrin e Madh”, Vendim Kapaj

Tingujt e tij e kanë bërë Shqipërinë krenare në skenat e botës. Vendim Kapaj, “Mjeshtri i madh”, instrumentisti i njohur në Labëri e më tej, i vetmi në Ballkan që mund t’i bjerë fyellit me dhëmbë, me një karrierë 50 vjeçare, këtë të diel nuk luan muzikë por shkon në kantierin e mbeturinave duke pastruar plehrat e qytetit.

Vendimi, 64 vjeç, tregon për EuroNews se bashkia Vlorë e ka punësuar në shërbimet e qytetit. Baba i katër fëmijëve, Kapaj thotë se shumë vite më parë ka qenë më i privilegjuar dhe se respektohej, por sot shteti nuk jep asgjë për artistët. E ndaj ai është i detyruar që paradite të punojë si pastrues,n dërsa pasditeve vijon me provat e kompozimet, citon Euronews.

“Thjesht kërkoj punë, prapë unë nuk e neglizhoj, ka rëndësi që jam në punë edhe ushqehem. Mbaroj punën shtetërore që na takon, pastaj në pasdite bëjmë prova, kompozime të reja. Po flas hapur, nuk ka asnjë lloj mbështetjeje për artistët. Kemi shkuar edhe jashtë, kemi kënduar himnin dhe fare. Më parë kemi qenë më të privilegjuar. E kam për nder që edhe e nderoj qytetin tim në skenat kombëtare, ndërkombëtare por jam krenar që jam pjesëtar i pastrimit të qytetit. Por me thënë të drejtën, është e lodhshme për mua kjo punë. Mos e politizoni, unë jam fisnik mbaj qytetin pastër,”- thotë Kapaj.

Please follow and like us: