Albspirit

Media/News/Publishing

Boksieri i njohur dyshohet për sulm seksual ndaj 2 të miturave

Një padi e ngritur në Kaliforni pretendon se boksieri profesionist dhe ish-kampioni i peshave të rënda, George Foreman, ka sulmuar seksualisht të paktën dy gra në vitet 1970, kur ato ishin adoleshente.

Padia, e paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, nuk e identifikon Foremanin me emër, por identifikon abuzuesin e supozuar si një ish-boksier profesionist i peshave të rënda që mundi Joe Frazier në 1973 për t’u bërë kampion i botës në peshën e rëndë.

Foreman u bë kampion pasi mposhti Frazier më 22 janar 1973.

Foreman i ka mohuar akuzat në një deklaratë për ABC News, duke pretenduar se njerëzit “po përpiqen të zhvasin para prej tij.

Padia, e ngritur nga një grua e identifikuar si Denise S., pretendon se Foreman filloi ta ngacmonte që në moshë të hershme duke e nxjerrë për akullore dhe duke e lejuar atë të ulej në prehrin e tij ndërsa ai ngiste makinën.

Sipas padisë, Denise S. është vajza e një boksieri me bazë në Oakland, i cili u stërvit me Foreman në fillim të viteve 1970. Ajo dyshohet se u takua me Formanin kur ishte rreth 8 vjeç./euronews albania

Please follow and like us: