Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta piktori i njohur, Bujar Zajmi

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare piktori i njohur Bujar Zajmi. Lajmin e ka bërë të ditur e bija e tij, Anila Zajmi Katanolli. Krijimtaria e Zajmit shtrihet në afro 6 dekada e momentin më të fundit të ekspozimit përmes 100 veprave e shënoi në korrik të këtij viti me “Bzan me diellin” në Galerinë e Tiranës, nën kujdesin kuratorial të së bijës, Anila Zajmit. Zajmi ka lëvruar një larmishmëri teknikash nga grafika, kolazhe, piktura në vaj e akrilik e të tjerë. Veçohet si një nga artistët me një krijimtari të pasur gjatë sistemit diktatorial, një pjesë të mirë të së cilës me afro 7 mijë punime e mbajti të fshehur gjatë diktaturës. Shumë prej veprave të piktorit të ndjerë siç ka rrëfyer e bija, mbeten ende për tu zbuluar, e ruhen në shtëpinë studio të tij.

Please follow and like us: