Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Vajza i kthehet keq manjakut të Myzeqesë

Janë të shumta rastet e denoncimeve për ngacmime seksuale apo përndjekje nga burra në moshë në vendin tonë. I tillë është dhe rasti  i një vajze të re në Fier, e cila është ngacmuar nga një maniak që e ndiqte nga pas. Në një video të publikuar nga JOQ, shihet se e reja nuk e ka kaluar lehtë situatën, teksa është përballur me burrin duke i kërkuar llogari se përse ai po e ndiqte. Madje ajo shihet  duke e sulmuar dhe duke e kërcënuar se do ta denoncojë në polici. Sipas qytetarëve ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Po ashtu thuhet se burri po e ndiqte vajzën për shkak se ngjasonte me vajzën e tij, e cila kishte humbur jetën 2 vite më parë.

Please follow and like us: