Albspirit

Media/News/Publishing

FAKULTETI I KULTURËS FIZIKE DHE SPORTIT TË KOLEGJIT AAB NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME FEDERATËN E KARATESË TË KOSOVËS

Në kuadër të bashkëpunimeve të shumta me institucione vendore dhe ndërkombëtare, Kolegji AAB synon të lehtësojë zhvillimin e studentëve dhe përgatitjen e tyre për treg të punës edhe gjatë studimeve.

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje me Federatën e Karatesë të Kosovës, duke zgjeruar gamën e bashkëpunimeve me institucione relevante për studentë. Përmes kësaj marrëveshje ndër të tjera synohet: realizim i praktikës së studentëve në sportin e karatesë, licensim të studentëve si trajnerë të karatesë, shkëmbim të stafit akademik dhe literaturës profesionale, organizim të përbashkët të konferencave shkencore, aplikim të përbashkët për fonde në fushën e sportit (përfshirë pajisjet sportive) etj.

Të dyja palët premtuan në realizim dhe organizim cilësor të këtyre aktiviteteve duke lënë gjithnjë të hapur mundësinë e zgjerimit të aktiviteteve dhe bashkëpunimeve.

Please follow and like us: