Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli komunist dhe plumbi në lëkurë në shoqërinë shqiptare

Ylli komunist dhe plumbi në lëkurë në shoqërinë shqiptare.
Flamuri kombëtar është i kuq me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes.
Rikthimi i simboleve të komunizmit është provokim e tentativë për rikthim i diktaturës komuniste.
Shfaqja në aktivitete publike e yllit komunist në Flamurin Kombëtar është krim që duhet dënuar me ligj e nuk duhet lejuar.
Nuk është rastësi që shfaqen akoma sot simbolet e atij sistemi diktatorial gjakatar që edhe pas tridhjetë vite demokraci lëndon qindra e mijëra familje të përndjekurish politik.
Tentativat për të gjallëruar simbolet komuniste kanë vite që janë rishfaqur. Me ardhjen e të majtës në pushtet në 2013 sikur u lejua pa zë propaganda komuniste, shfaqja e simboleve dhe e fotos së diktatorit Hoxha në publik, në gazeta e shtypin e përditshëm.
Kjo tregon më së miri se shoqeria shqiptare fatkeqësisht nuk u nda përfundimisht nga lufta e klasave, aq më keq politika shqiptare ende sot e mban të fshehur yllin në gji plot krenari, njëlloj si ata që i shërbyen komunizmit dhe e zhvilluan këtë luftë në gjysmë shekull barbari.
E ndjej për detyrë si përfaqësues i atyre familjeve me plumb në lëkurë të shpallem armik i përjetshëm i gjithe atyre që akoma mendojnë se jemi shuar, nuk do ketë qetësi sociale nëse nuk shkëputemi përfundimisht nga e shkuara kriminale komuniste.
Jam i bindur që prej tre dekadash politika me dashje e ka mbajtur këtë yll me pesë cepa të fshehur në gji dhe qëllimisht nuk u nda nga ai sistem, nuk e dënoi me ligj shkëputjen përfundimtare e t’i jepte fund tranzicionit.
ËshtV momenti për t’i dhënë fund me ligj, ështe momenti për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, për lustracionin dhe deklasifikimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Erdhi koha të veprojmë me akte politike, o tani o kurrë më të njohim njëri-tjetrin… të tjerat jam dokrra hini!
Please follow and like us: