Albspirit

Media/News/Publishing

TRAJNIMI I RADHËS NË KUADËR TË EVP-SË DO TË MBAHET NË MUAJIN SHTATOR

Kursi ndërkombëtar EVP (Edukimi i vazhdueshem profesional) do të mbahet në muajin shtator me datën 07.09.2022 nga ora 09:00-14:30, në sallën 113 të Kolegjit AAB. Tema e këtij kursi ndërkombëtar një ditor do të jetë ”Shëndeti Mendor”, ku ligjëruese do të jetë Velide Pulomemoj.

Ky kurs si të gjithë kurset e tjera është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosoves me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive. Në këtë kurs mund të aplikojnë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo shëndetësore me interes për të mësuar shkathtësitë e ofrimit të ndihmës së parë në situata të ndryshme.

Të interesuarit fillimisht duhet të aplikojnë përmes këtij linku. Pas aplikimit ju do të pranoni një email për konfirmim.

Pagesa për profesionistë shëndetsor është 15 euro ndërsa për studentë është 10 euro. Kopja fizike e fletëpagesës duhet të dorëzohet në zyren e asistentëve të Fakultetit të Infermierisë, maksimumi dy ditë para datës së trajnimit, për shkak se pjesëmarrja është e limituar.

EVP – Edukimi i Vazhdueshëm Profesional

Please follow and like us: