Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Elezi: Afrim Shehu, komandanti trim i njësisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

 

Afrim Shehu, komandanti trim i njësisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pasardhës i denjë me traditë e rrënjë të hershme dhe të thella të patriotizmit lumian

Në një ngushëllim familjar në Prizren për nder të luftëtarit të lirisë, komandanti trim i njësisë të UÇK-së Prizren, kushuririt tonë Afrim Shehu, i cili pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë.

Afrimi dha kontribut patriotik në luftën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës duke u angazhuar që në krye te herës në radhët e para të UÇK-së dhe aksioneve luftarake të saj dhe është pjesë e lavdishme dhe drejtuese e kësaj lufte ku u shqua për trimëri, guxim, mençuri,  kurajo, i dashur dhe i respektuar me të gjithë. Ai vjen dhe rrjedh nga një familje e nderuar atdhetare me rrënjë të thella patriotike e dëgjuar për qëndresën dhe rezistencës antitikurke dhe antiserbe. Me të jemi  kushurinj, nipa e stërnipa të një dere nga gjysh e stërgjysh me emër si Avdi Sadiki-Gjana, lider trim i Lumës në përpjekjet dhe luftën ndaj Turqisë dhe Serbisë.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe me Afrimin që në ndjekje të traditës së tij më të mirë familjare ishte pararorjë e UÇK-së, si i tille ai iku me gjithë nderimet meritore zyrtare protokollare duke lënë pas veprën dhe kontributin e vet përjetësinë për t’u krenuar dhe kujtuar në çdo kohë brez pas brezi.

Ngushëllojmë familjen, fëmijët, vëllezërit Rifatin e Shanine, motrat  Resmijen e Myrveten dhe gjithë të afërmit duke dhënë forcë qëndrese dhe krenare për të, nipin e Bajram Avdisë, stërnipin e Avdi Sadikit-Gjana, biri i Kosovës. Nderime dhe respekte veprës së pavdekshme të tij.

Please follow and like us: