Albspirit

Media/News/Publishing

Karmine Abate, një nga finalistët e çmimit “Elio Vittorini”

Karmine Abate (Carmine Abate), autori arbëresh nga Karfici, Kalabri konkurron në finale për çmimin Elio Vittorini, në edicionin e XXI të këtij aktiviteti. Ky aktivitet sa human edhe letrar që ka në qendër të tij librin, do të zhvillohet në datat 8-10 shtator 2022 në sheshin ‘Minerva’, në ishullin Ortigia në zemër të Sirakuzës. Në finale këtë vit, janë tre autorë jugorë ku K. Abate konkurron me Nadia Terranova dhe Massimo Maugeri.
Karmine Abate fitues i edicionit të 50-të të çmimit ‘Campiello’ në vitin 2012, me librin “Kodra e erës” (La collina del vento), në këtë edicion të ‘Vittorini’ konkurron me “Kërkuesi i dritës” (Il cercatore di luce), një histori familjare intensive që ndërthuret me historinë artistike të piktorit të madh, Xhovani Segantini (Giovanni Segantini).
Në roman paraqitet rindërtimi i jetës së piktorit Segantini përmes këndvështrimit fillestar të një djali të quajtur Karlo, i cili kalon pushimet verore në ‘Scanuppia’, një mal në Trentino. Një pikturë, jeta e piktorit të famshëm dhe mençuria e gjyshes së tij i mësojnë protagonistit të“Kërkuesit të dritës”, Karlos, të kërkojë në dritë sekretin e kuptimit të jetës.
Please follow and like us: