Albspirit

Media/News/Publishing

KOLEGJI AAB ARRIN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME INSTITUCIONIN PARASHKOLLOR ‘’BUZËQESHJA’’

Fakulteti i Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor ‘’Buzëqeshja’’, që ndodhet në Fushë Kosovë.

Kjo marrëveshje u arrit në mes të dekanit të Fakultetit të Shkencave Sociale, Hysen Kasumi dhe drejtoreshës së këtij institucioni parashkollor, Kujtesa Gashi.

Bashkëpunimi i Fakultetit të Shkencave Sociale në Kolegjin AAB me institucionet shkollore, u mundëson studentëve që në të ardhmen të kryejnë praktikë dhe të krijojnë përvojë në njërën prej tyre, duke qenë kështu të përgatitur për ndërtimin e karrierës më vonë.

Please follow and like us: