Albspirit

Media/News/Publishing

Jorida Satka: Të qëndrosh e gjallë…

Të qëndrosh e gjallë nuk mjafton…
Dëshira shtohet për tek Ti…
Ligështimi nuk ngopet.
Shumica absolute kërkon të më përthith…
Mē mundon largësia jote kaq shumë…
Sa më duhet të filloj të urrej vjeshtën…
Në historinë e papërfunduar…
*Ku dua të jem.*
*Te mendimi yt i pashkruar…*
*Te melodia qē ti harrove prej kohësh.*
As aroma e tokës së lagur s’më afron tek Ti.
As gjethet shumëngjyrëshe s’i bëj dot mē varkë të vij.
As lotët liqen e det s’më sjellin tek Ti.
Veç Jeta që vret kohë…
na bashkon tani…
Please follow and like us: