Albspirit

Media/News/Publishing

Kastriot Dervishi: Hajriu, 23 vjet bashkëpunëtor (patronazhist) i Sigurimit të Shtetit

Hajriu i vitlindjes 1918 kishte qenë 23 vjet bashkëpunëtor i Sigurimit në vitet 1949-1972. E kish nisur aktivitetin pas kryengritjes së Zhapokikës në Tepelenë. Ishte shpërblyer gjithsej me 200 kg misër dhe 2400 lekë.
Në vitin 1972, partia e ekspozoi në popull aktivitetin e tij si bashkëpunëtor i Sigurimit, duke i hequr damkën e “armikut”. Në vitet 1972-1984, duke patur vetëm 8 vjet vjetërsi pune, për pension të mirë, ai i dërgoi vazhdimisht letra autoriteteve që aktiviteti i fshehtë me Sigurimin t’i njihej si vjetërsi pune. Por partia ishte e qartë në përgjigje:
“Koha e bashkëpunimit me organet e Sigurimit të Shtetit, në bazë të ligjeve në fuqi, nuk futet në llogaritjen e kohës së punës për efekt pensioni, por është detyrë vullnetare e patriotike”.
Partia premtonte të ndërhynte që edhe në moshë të thyer të punonte në kooperativë si të gjithë të moshuarit e tjerë. Dhe fjala e partisë nuk diskutohej.
Please follow and like us: