Albspirit

Media/News/Publishing

Petro Mejdi: Pesëdhjetë vjetori i një cikli poetik

–SULEJMAN MATO: Fterë — Sarandë, 1941 —
Cikli poetik i botuar në gazetën “Drita” , 2 prill 1972.
6 poezi (në formën e fotografisë )
dhe ….
poezinë “Maria fle ” :
në shqip dhe të përkthyer prej meje në greqisht. Nuk pretendoj dafina për përkthimin, por ua bëj dhuratë miqve të mi grekë, të cilët herë-herë më lexojnë.
dhe….
një bibliografi e pjesshme nga botimet e autorit.
Vëllimi i parë poetik: “Shtegu i blertë”, 1967.
Sulejman Mato në vitet 1967-1973 ka qenë redaktor në revistën “Nëntori”.
(“Mbi glob fryjnë erërat” , është vëllimi i parë poetik që kam lexuar nga Sulejman Mato. E kam blerë në njërën nga libraritë e Qafës së Pazarit në Gjirokastër. Ishte viti 1972. Isha me poetin Foto Malo).
(Poeti, prozatori, dramaturgu, libretisti, studjuesi, publicisti, autor i letërsisë për fëmijë).
Nga krijimtaria e Sulejman Matos më ka mbetur në kujtesë një poezi, nga e cila përsëris shpesh dy vargje:
Tirana është qyteti i të dashurës time
Unë dhe Mehmeti jetojmë në Jug.
***
Sulejman Matos, ndoshta i takonte një vend nderi në këtë rubrikë, të paktën ta kishim sjellë në krye të herës ciklin e tij poetik, pasi ai ka qënë redaktori i këtyre cikleve. Që i lexojmë dhe i shijojmë sot këto poezi, është dhe falë shijeve poetike dhe guximit qytetar të Sulejman Matos dhe të tjerëve në redaksinë e revistës “Nëntori” , e cila për këtë guxim dhe u shkri, një shkrirje që u shoqërua dhe me masa të rrepta.
—MARIA FLE —
Maria fle.
Dy pëllumba të bardhë, i bëjnë roje
te koka, Fle bukuria e viteve 70- të, 80- të.
Që shpërndante në ikje aromë
trëndafilash me petale ëndrrash.
E preka lehtësisht.
Katër dallandyshe u ngritën fluturim,
në kërkim të ditëve të humbura.
Maria fle.
Është lodhur shumë
Ka mbajtur dy pesha të rënda mbi supe
Në njerin krah pesha e kujtimit
të nënës së saj,
në krahun tjetër, kujtimi i plagosur i të atit
që s’e njohu kurrë.
Maria fle.
Merr frymë thellë, sheh ëndrra
me fluturime avionësh.
Janë shëtitjet tona të munguara,
përgjatë brigjeve të liqenit të Lozanës.
Kam qenë një burrë i keq. E di…
(S’ kishim lekë).
Maria fle.
Në njërin krah i bën roje një zog
që cicërin,
në krahun tjetër tre dallandyshe në fluturim.
Janë fëmijët, fëmijët tanë,
të rritur e të lumtur,
degët e lulëzuara të dashurisë sonë,
katër drita që ndriçojnë ditë e natë
mbi pleqërinë e saj të bardhë.
Maria fle.
E ka lodhur gjatë viteve mendimi dhe
skamja.
I përulem në gjunjë dhe e puth me butësi
si të bëja një pendesë para altarit.
Maria fle.
O Zot, ma ruaj të qeshurën e saj
thumbonjëse
plot dashuri dhe dritë.
Ka qenë një kohë e gjatë dhe e vështirë
të cilën e përballuam duke ecur
dorë për dore
nëpër vite.
Maria fle.
O Zot, ma ruaj…!
Shën Marinë time.
—Η ΜΑΡΙΑ ΚΟΙΜΑΤΑΙ —
Η Μαρια κοιμαται.
Δύο λευκά περιστέρια κάνουν σκόπια στο κεφάλι της,
Κοιμάται η ομορφιά των δεκαετιών 70, 80…
Που σκόρπιζε στο πέρασμα της άρωμα γαρυφάλλων με ροδοπέταλα ονείρων.
Την άγγιξα ελαφρά.
Τέσσερα χελιδόνια πετάξαν στον αέρα
ψάχνοντας τις χαμένες μας μέρες.
Η Μαρία κοιμάται.
Είναι πολύ κουρασμένη.
Κράτησε δυο βάρη στις πλάτες.
Στη μία πλευρά το βάρος της μνήμης της μητέρας της
και στην άλλη την πληγωμένη μνήμη του πατερα της, που δεν τον γνωρισε ποτες .
Η Μαρία κοιμάται.
Αναπνέει βαθιά , βλέπει όνειρα,
με απογείωση αεροπλάνων.
Είναι οι εκδρομές μας που δεν έγιναν
στις όχθες της λίμνης Λωζάνης.
Ήμουν ένας κακός σύζυγος .Το ξέρω.
(Δεν είχαμε χρήματα).
Η Μαρία κοιμάται.
Στην πλάτη στέκεται ένα πουλί που κελαηδεί
στην άλλη τρια χελιδόνια που μόλις πεταξαν.
Είναι τα παιδιά μας, τα αντριωμενα και ευτυχισμένα παιδιά μας.
Τα ανθισμένα κλωνάρια του έρωτά μας.
Τέσσερις φάροι που φωτίζουν μέρα νύχτα,
πάνω στα λευκά γειρατεία της.
Η Μαρία κοιμάται.
Την εχουν κουράσει στη διάβα του χρόνου, οι σκέψης και η ανέχεια.
Γονατίζω μπροστά της και τη φιλω με ευλάβεια,
Σαν να έκανα μια μετάνοια μπροστά στο ιερό!
Η Μαρία κοιμάται.
Θεέ μου, προστάτευσε το όλο νοήματα χαμόγελο της,
γεμάτο φως και αγάπη .
Ήταν μία μακρα και δύσκολη διαδρομή που την αντιμετωπίσαμε βαδίζοντας χέρι-χέρι
μέσα στα χρόνια.
Η Μαρία κοιμάται. Προστάτεψετη Θεέ μου!
Ω Θεέ μου, προστάτεψε!
Την Αγία Μαρια μου.
Please follow and like us: