Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Të mos humbësh shpresën…

Politika. Energjia. Papunësia. Çmimet dhe ideja se gjithë po ikin krijon përshtjellime në trurin tonë dhe mënyrën si duhet ta zgjidhim jetesën në vazhdim…
Atëherë ajo që sygjeroj është krijoni një bazë për vetëpunësimin tuaj, mos prit shumë mbështetje as nga shteti apo individi në k’të vend me probleme të mëdha, kryesisht të shkaktuara nga Politika ndër vite!
Por kurrë mos i uumb shpresat te vetja dhe të gjesh zgjidhjet duke ikur në emigracion, jetës nuk i dihet, mbase po t’i besosh fuqisë së mendjes krijon të ardhura edhe në Shqipëri, e fundja je në vendin tënd ku flitet shqip dhe gëzimin apo pengesat i ndan me njerëzit e tu edhe ata pak miq të vërtet që u gjendesh e të gjenden pranë!
Edhe kur mendon se asgjë rreth teje nuk është e lehtë për të krijuar të ardhmen tënde apo të familjes, mbase jeta ka rezervuar edhe për ty një dritë shprese diku nga fillimi apo mesi i udhëtimit tuaj, ndodh që stuhitë i bëjnë njerëzit më të fortë dhe dijeni mirë se ato nuk zgjasin përgjithmonë!
Shpresa mund të jetë një forcë shumë e fuqishme brenda nesh, mbase nuk ka ndonjë magji të vërtetë në të, por kur ne e dimë se çfarë duam dhe e mbajmë atë si një dritë të ndezur, mund t’i bëjmë gjërat të ndodhin, pothuajse sikur të ishte një magji e vërtetë.
Nuk dua të jem shumë teorike sepse fjalët i merr era dhe i lag shiu, por në ditë të vrenjtura me qiell gri, njeriu ka nevojë për gjallëri, shpresë e motivim dhe pozitivitet e nëse i kultivon te vetja dhe tjetri, bota rreth nesh bëhet pakëz më e mirë!

 

Please follow and like us: