Albspirit

Media/News/Publishing

Për maratonën botërore të poezisë e certifikuesit planetarë

Për të gjithë ju që jeni përfshirë në maratonën e poezisë, edhe për ju që merrni certifikata planetare dhe i publikoni, poezia është shumë shumë e vështirë, madje elitare, pra që nuk bëhet nga gjithkush; nuk është kurrsesi vargëzim; për fat të keq poetët e përfshirë në këtë maratonë janë shumë më poshtë se krijimtaria e bejtexhinjve disa shekuj më parë; bëni mirë të mos i publikoni se janë si ato mesazhet që vijnë nga kompanite celulare apo nga disa kompani që lajnë, shplajnë, fshijnë, etj. Dhe mos u trandni nga kjo këshillë, nga viti 1901 e deri më 2021 janë shpallur mbi 100 e ca nobelistë, çmimi më prestigjioz për letërsinë në botë, por askush prej tyre nuk ka arritur të dalë më lart se Eskili, Dante, Servantes dhe Shekspir. Shqipja jonë hyjnore i ka shumë afër fjalët shquar/shkarë dhe kushdo mund ta kuptoj se hyn te të parët apo të dytët…

Please follow and like us: