Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali trondit policinë dhe komunitetin e aktorëve në shtetin e madh

Një skandal ka përfshirë policinë në Brazil, pas publikimit të një  video-kasete ku dy efektivë, shfaqen nën shoqërinë e një aktoreje filmash për të rritur, ndërsa janë me uniformë dhe në detyrë. Pamjet nga klipi tregojnë yllin e filmave për të rritur, e njohur si Patricia Alves, ose Patty UPP, e shtrirë në sediljen e pasme të një makine policie, e veshur vetëm me të brendshme, raporton “Daily Star”.  Pamjet komprometuese dolën në dritë pasi ish e dashura e njërit prej oficerëve të përfshirë zbuloi një video në telefonin e tij në fund të muajit të kaluar. Në video Alves shihet duke pozuar gjysmë nudo me një armë dhe një orë të shtrenjtë të mbështetur në trupin e saj, dhe pranë saj shihet ajo që duket si një distinktiv i këmishës së policisë. Në fotot dhe videon e prodhuar nga vetë efektivët, agjentët me uniformë shfaqen duke bërë seks me gruan. Një tjetër foto e tregon atë të veshur me një këmishë të ngjashme me atë që kanë veshur policët nën uniformën e tyre. Alves thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy oficerë të paidentifikuar ndërsa ata ishin në detyrë me Njësinë e Pacifikimit të Policisë (UPP) në Lins de Vasconcelos, Rio de Janeiro.

Please follow and like us: