Albspirit

Media/News/Publishing

“PANAIRI VJESHTOR I LIBRIT AAB 2022”- PROMOVOHET LIBRI “MARSI I ACARTË”, I AUTORES MELIHATE TËRMKOLLI

Në hapësirat e Kolegjit AAB, në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit, është bërë promovimi i librit nga autorja Melihate Tërmkolli. Libri që mban titullin ‘’Marsi i Acartë’’, flet për shtetformimin e Kosovës dhe fazat e rëndësishme që kanë kaluar shqiptarët.
Tërmkolli tha se ky libër në veçanti duhet të lexohet nga gjeneratat e reja, për ta mësuar edhe më mirë historinë dhe për të ditur proceset e sfidat që ka kaluar shteti i Kosovës. Ajo tutje falënderoi të pranishmit në Kolegjin AAB, derisa për studentët uroi që të bëhen ata që duhet të jenë, në mënyrë që t’i shërbejnë vendit të tyre.

Please follow and like us: