Albspirit

Media/News/Publishing

SESION INFORMUES RRETH PËRVOJAVE GJATË STUDIMEVE JASHTË VENDIT NË KUADËR TË ERASMUS+

Kolegji AAB organizon sesion informues ku studentët të cilët falë programit Erasmus+ kanë përfunduar një semestër studimesh jashtë vendit, do të ndajnë përvojat e tyre për studentët e tjerë të pranishëm.

Laureta, Adea, Argjendi dhe Eriona nga Kolegji AAB, do diskutojnë në lidhje me rrugëtimin e tyre që patën gjatë këtij semestri. Sesioni informativ do të mbahet të premten në Kolegjin AAB, në Qendrën Mediale.

Çdo student i Kolegjit AAB mund të marrë pjesë për të parë se si funksionon Erasmus+ dhe për të shkëmbyer informacione të rëndësishme në lidhje me këtë program.

Please follow and like us: