Albspirit

Media/News/Publishing

“Santori – poet dhe dramaturg”, studim monografik nga Klara Kodra

Botuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) & Akademia e Studimeve Albanologjike

Prof. Ymer Çiraku

 

Serisë së botimeve mbi letërsinëe kulturën arbëreshe,krahas disa botimeve të tjera nga QSPA, iu shtua kohët e fundit edhe studimi i gjerë monografik “Santori, poet dhe dramaturg”, me autore studiuesen e njohur të letërsisë arbëreshe, Klara Kodra.

Bota arbëreshe mbetet një thesar i çmuar, prej së cilës, historia dhe kultura shqiptare,ështëushqyer e pasuruar përgjatë shekujve e në vazhdim. Tërë ky kontribut i shtrirë në fusha të ndryshme, duhet thënë se në pjesën më të madhe të tij, mbetet ende i panjohur nëpër fondet e seminareve arbëreshe, të kishave, nëshumëarkiva familjare e në biblioteka të qyteteve të Italisë e të vendeve të tjera. Sado që jo pak prej tyre,tashmëjanë bërë objekt studimesh të thelluara nga studiues shqiptarë e albanologë të huaj, e sidomos nga studiuesit arbëreshë, mbetetgjithsesi një pjesë e madhe e tyre, thesarende i pazbuluar e i pastudiuar sa duhet.

Edhe në këtë studim mbi krijimtarinë letrare të Françesk A. Santorit (1819 – 1894), K. Kodra me të drejtë e shqyrton personalitetin e tij në një prirje rivlerësimi. Vërtet për tëështë shkruar edhe më parë, është vlerësuar kontributi si autor i dramës së parë shqipe “Emira”, i tragjedisë së pabotuar “Neomenia”, i disa melodramave, si dhe ka qënëi përfshirë prej vitesh në tekste shkollore dhe ato akademike. Por kërkimet dhe zbulimet mbi shumëvepra në dorëshkrim dhe disa vepra të botuara –por qëderi mësotrezultontëmos gjendenmë kopje të tyre, sigurisht, që krijojnë premisat për ta parë në një vështrim të ri këtë figurë. E pse jo, për t`iu larguar mbase steriotipeve për ravijëzimin e tij si autor pothuaj “minor”.

Autorjae studimit, duke renditur argumentet përkatëse, hedh pikëpamjen se Santori është një shkrimtar, që me krijimtarinë e tij, spostohet gradualisht nga periferia – drejt qendrës, për shkak të rolit të tij prej nismëtari, themelues dhe lëvrues i gjinive dhe llojeve të reja letrare, si dhe për shkak të teknikave të reja formale – me të cilat ai e pasuroi letërsinë arbëreshe. Sidomos vlerësohet muzikaliteti në poezinë e Santorit, qëështëi lidhur ngushtë me atë rrymë të nëndheshme lirizmi e që i shton freskinë kësaj poezie.

Në këtë monografi, autorja ndalet kryesisht në lëvrimin e poezisë,si dhe pjesëve të ndryshme dramatike (drama, melodrama, komedi) në vargje, duke bërë me dije se në një botim tjetër të pritshëm studimor të saj –do të bëhet i njohur për lexuesin lëvrimi i romanit nga Santori, pra, “romancetat” (romanet e shkurtër) apo romanet në vargje.

Në studim, vrehet puna e ngulët hulumtuesee kësaj autoreje nëpër fonde biliotekash dhe arkivash – për t`u njohur me dorëshkrime e botime të hershmë veprash të autorit, duke synuar qët`ua heqëatyre pluhurin e kohës dhe t`i bëjëpastaj,pjesë të vlerësimit nga opinioni letrar. Sigurisht, që kjo punë do të ndihmonte qëtë sensibilizojëedhe mundësinë e botimit tëpritshëm tëdisa prej tyre- në një kohë të volitshme, për t`i bërë kështu ato,pjesë të fondit aktiv të leximit.

Shpalosja e këtij kontributi të pasur letrar të Santorit, në studimin e K. Kodrës,nuk ndjek thjesht një përshkrim linear të rrethanave, sipas rastit: të shkrimit të veprave, tëgjetjes e botimit të tyre, pastaj të opinionit letrar të kohës dhe opinionit letrar të sotëm mbi to. Autorja, këto kontribute i analizon përmes gjykimit të saj kritik, duke mbështetur apo dhe duke polemizuar me teza e pikëpamje të ndryshme, që janë hedhur nëpër kohë të ndryshme – rreth krijimtarisë santoriane.

Gjykojmë se janë me interes, sidomos vlerësimet rreth dramës sëmirënjohur “Emira”. Për këtë dramëështë shkruar shumë, duke patur parasysh se ajo është bërë jo pak e njohur si tekst letrar, është botuar edhe në Shqipëri, nëKosovë e në Maqedoninë e Veriut. Përveç analizës që i bëhet poetikës së veprës, sidomos disa regjistrave të saj stilistikë, këtu jepet edhe atmosfera e pikëpamjeve të larmishme, shpesh edhe kontradiktore mes tyre. Kështu përshembull, jepet dilema –nëse te kjo vepër, ka apo jo frymë tragjizmi, apo në se kjo vepër -për nga struktura e saj e brendshme,më shumëngjan t`i afrohet një romani se sa një krijimi dramatik. Apo diku tjetër në studim,duke debatuar me një tezë, sipas së cilës, vepra ka një fund të “hapur” –e përcaktuar kjo si shenjëe dukshme risije dhe moderniteti, por që studiuesja mendon se në fakt,fundi në vepër është qartazi i “mbyllur”, pasi ai shënon edhe mbylljen e konflikteve të ngritura nëpër pjesët skenike.

Në studim, vrehet se ka një lëndë të pasur veprash të shqyrtuara, por që këto, nuk mbeten thjesht në një renditje inventarizuese. Ato përcillen me vlerat e tyre specifike, por edhe brenda qarkores qëndjek tërë kjo krijimtari, brenda disa tipareve estetike.

Janë me interes disa teza të hedhura. Njera prej tyre është ajo, që ka të bëjë me kalimin e kësaj krijimtarie nga romantizmi – drejt realizmit. Madje këto tipare, shihen të lidhura – sa me specifikat e botës autentike arbëreshe, aq edhe me ndikimet natyrshëm prej botës kulturore e letrare italiane. Duke arritur të konsiderohen deri te ndikimet, që përcillen këtu prej rrymës së njohur të verizmit italian. Këto teza e të tjera, autorja e studimit i ka formatuarnëpër çështje apo argument të veçanta si:  “A qe Santori realist?”, “Santori dhe letërsia italiane” etj.

Autorja vlerëson edhe kontributet e studiuesve të tjerë, tëcilët janë marrë me krijimtarinë e A. Santorit, sidomos me poezinë e tij si: Xhusepe Gradilone, Italo Fortino, Rexhep Qosja etj. Pikëpamje dhe arritje të studimeve të tyre, janë përfshirë sipas rastit në rrjedhë të parashtrimit të tezave e debatit letrar. Ajo vlerëson dhe u është mirënjohëse edhe punës me akribi shkencore për transkriptimin e dorëshkrimeve të Santorit, realizuar nga studiues të mirënjohur si: F. Altimari, V. Belmonte, Xh. Belushi.

Brenda librit,është përfshirëgjithashtu një bibliografi e veprave të Santorit, si dhe e studimeve mbi veprën e tij. Krahas tyre, zë vend edhe treguesi i emrave të personave, i pesonazheve letrare e i vendeve të përmendura brenda dhe rreth krijimtarisë sëkëtij shkrimtari arbëresh. Prania e tyre, u krijon lexuesve të interesuare sidomos studiuesve, mundësinë për ta patur më të lehtë endjen e tyre në universin e këtij autori arbëresh.

Sikundër shkruan në hyrje të studimit autorja K. Kodra, F. Santori është nga autorët më fatkeq për sa i takon botimit dhe komunikimit të veprës së tij me lexuesin. Por duhet shtuar ndërkaq,se studime si ky, ashtu si dhe studime të tjera të botuara e të pritshëm rreth kësaj figure, po e largojnë përfundimisht këtë situatë të pafavorshme të jetës së tij letrare.

“Santori – poet dhe dramaturg”, studim monografik nga Klara Kodra

Please follow and like us: