Albspirit

Media/News/Publishing

Stafi akademik i kolegjit AAB trajnohet për modelet e transferimit të kërkimeve dhe teknologjisë nga EduTask

Një pjesë e stafit të Kolegjit AAB, ndoqën trajnimin dyditor të organizuar nga EduTask. Trajnimi me titull “Modelet e transferit të kërkimeve dhe teknologjisë’’, u udhëhoq nga ekspertja ndërkombëtare Prof. ass. Petra Karanikic.

Ky trajnim ishte një prej shumë të tjerëve që janë pjesë e projektit të titulluar “Nxitja e aktiviteteve të hulumtimit aplikativ në Kosovë”, që për qëllim ka shkëmbimin e ideve dhe shpalosjen e mundësive të hulumtuesve dhe ndërlidhjen e hulumtimeve të tyre me industrinë.

Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në trajnime të tilla, zgjeron edhe më tutje bashkëpunimin me partnerë të shumtë dhe kontribuon në avancimin profesional të stafit.

Please follow and like us: