Albspirit

Media/News/Publishing

Banka për Biznes prezanton “Programin Junior” para studentëve të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB

Përfaqësues nga Banka për Biznes, kanë njoftuar studentët nga Fakulteti Ekonomik të Kolegjit AAB, për “Programin Junior-Gjenerata e Gjashtë”, që ofron mundësi të angazhimit të të rinjve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme. Këto trajnime zgjasin tre deri në katër muaj dhe programi do zhvillohet në HR Academy from BPB, në Prishtinë, ku më pas do kenë mundësi punësimi në bankë pas rezultatit dhe aftësive që tregojnë.Të gjithë studentët të vitit të fundit, apo të sapo diplomuar të cilët janë duke studiuar ekonomi, financë, teknologji informative, analizë të të dhënave, matematikë financiare, juridik ftohen të aplikojnë deri më 7 nëntor për këtë program.Ky program do përgatisë studentët e Kolegjit AAB, për të punuar në një mjedis ku mund të zhvillohen profesionalisht, duke qenë më të gatshëm për sfidat në punë për të ardhmen.Linku për aplikim online: https://www.bpbbank.com/karriera/aplikacion-per-punesim/…

Please follow and like us: