Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Flet shpirti…

 
Eci nëpër kopshtin e bleruar
Më flasin lulet
Ç’ke o yll
Pse je dëshpëruar
Nuk jam unë është shpirti
Që flet në 7000 gjuhë
E s’e merr vesh njeriu
Shpirti im sa i gjerë që je
Ti na flet gjithnjë
Nuk lodhesh asnjëherë
Ti na thua bëhu i lumtur
Ashtu do gëzosh
Çdo moment të jetës së bukur
E ne nuk të kuptojmë
Bëhemi të shurdhër
Më mirë të dëgjojmë egon
Duke të injoruar
Të gëzohemi asnjë njeri
Nuk na ka mësuar
Po ja tani po ju mësoj unë
Filloni sot se nuk është vonë
Ju flas unë shpirti i juaj
Që 24 orë në ditë ju ruaj
Me ju jam tani në jetën fizike
Kur trupi vdes do ikni me mua në amshime
Mos u bëni qeli e mbyllur në vete
Hapni zemrat të rrëfehen te njera-tjetra
Kështu e ngrini dhe e mbështetni shoqërinë
Të mësoni gjëra të reja
E mos të keni kurrë dëshprim
Gëzojuni sukseseve të tjetrit
Kështu hapni derën
E sukseseve të jetës
Jemi një të gjithë ne
Atë që ja bëjmë dikujt
Ajo nesër në derë na pret
Përdorni dashurinë si armën më të fortë
Që shëron çdo gjë
Ende pa folë
Shpirti ka mënyrë të flet
Ai flet në tokë 7000 gjuhë
Për 700 milion njerëz!
Please follow and like us: