Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Besoni në dëshirat dhe ëndërrat tuaja!

  
 
“Kur një jetë të tërë e dini se diçka ju takon juve, Universi i jep vulën e fundit” – Vlora Obertinca.
“Një jetë të tërë që nga fëmijërija e dija se do të studioja jashtë Kosovës, ndonëse vitet ’90-të ishin vitet më të vështira nëpër të cilat po kalonte populli ynë. Të gjithë shqiptarët të larguar nga puna kolektivisht nga regjjmi i Millosheviqit, ishte absurd të mendonte dikush, se mund të çash shtegun për të dal jashtë, madje vetëm për të studiuar.
Unë doja të studioja në Zagreb atje ku kishte studiuar babai im për doktor medicine. Por, unë nuk isha në dijeni që Universi dëgjon çdo gjë sepse jemi një me Universin, ngase jetojmë brenda tij. Unë nuk kisha dituri metafizike, sepse shkollat metafizike i bëra më vonë por, thjesh vetëm e DIJA, se do të studioj jashtë dhe kjo më mjaftonte.
Vetëdija jonë e lartë apo supervetëdija është menaxhuesja e dëshirave tona dhe gjithnjë bënë korrekturat e nevojshme finale. Ashtu edhe në rastin tim, unë e dëshiroja Zagrebin për studime, e vetëdija ime e lartë apo supervetëdija më korrektoi pak dëshirën, duke më ofruar diçka edhe më të mirë – Vjenën me universitetet e saj 500 vjeçare.
Ju them nga përvoja ime personale, besoni në dëshirat dhe ëndërrat tuaja, apo thënë më mirë mundohuni të arrini të DINI që diçka ju takon juve, ashtu siç dini me automatizëm se frymëmarrja e ardhshme vjen patjetër, atëherë ju e keni nënshkruar me dorën tuaj realizimin dëshirës suaj”- Vlora Obertinca.
Please follow and like us: