Albspirit

Media/News/Publishing

Ervin Nezha: Ditën e fundit të vjeshtës

***
Ditën e fundit të vjeshtës
U takuam në arën ku
Prej motesh qendron e ngulur
Një pemë,
Dardha e Belamit i thonë
Se kur je një s’të lenë pa emër
Ashtu sikundër të lenë kur je dy,
Dhe ndenjëm aty gjatë
Por nuk folëm se harruam kush kishim qenë,
Gjersa nga qielli
Filluan të binin flokët petashuqë të borës
Që për çudi, qendronin vetëm mbi supet e mia,
Ti nuk u ligështove
U ule në prehrin tim dhe më the
Ti o i huaj që dikur thua se jetoje për mua
Më nxirr nga shpirti yt
Të më lag paq kjo borë që po bie,
Dhe unë të nxorra qetë
Atëherë ti u ndieve e lirë
Dhe më the se mjaftonte brenga e njërit
Tjetri duhet të ishte i qetë
Dhe aty ndjeva se bora shkriu nga supet e mia
Ndërsa të tuat i mbuloi dimri.
Please follow and like us: