Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Mos lejoni askënd t’iu zbeh dritën e vetvetes

“Trupi i njeriut përmban triliarda qeliza në vetvete. Çdo qelizë në trupin tonë është një gur i çmuar që i jep shkëlqim bylyzykut të Universit”, Vlora Obertinca.
“Çdo njeri nga ne, jemi qenie njerëzore me të drejta të bararbarta që nga momenti i ardhjes tonë në këtë jetë. Secili nga ne ka peshën, vendin, bukurinë dhe shkëlqimin unik.
Askush dhe asgjë nuk mund t’ua marr një diçka të shenjtë me të cilën jeni të bekuar që nga lindja. Sikur edhe vetëm një gur t’i mungojë bylyzykut, ai më nuk është i kompletuar. Andaj edhe drita hyjnore e secilit nga ne kompleton bukurinë e aurës së Universit dhe secila dritë ka vendin dhe funksionin e vet.
Mos lejoni asnjëherë askënd që t’ua zbehë këtë dritë, sepse drita e askujt nuk është më e bukur se e juaja.
Edhe ylberi në qiell e merr bukurinë dhe madhështinë e vet kur në të kombinohen ngjyrat të ndryshme, ku secila ngjyrë i jep një kuptim ylberit të tërë.
Andaj, qëndrimet, mendimet dhe sjelljet e të tjerëve që kanë tendencë mospërfilljeje apo lëndimi ndaj jush, shikoni si një re të zezë momentale në qiell, të cilën shumë shpejt e merr era dhe në vend të saj shumë shpejt shfaqet dielli që do t’ua ngrohë shpirtin tërë jetën. Kjo sepse çdo rreze e diellit është e rezervuar për njërin nga ne”.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” e Vlora Obertincës.
Please follow and like us: