Albspirit

Media/News/Publishing

Grupimi “Dhjetor ’90” dënon aktin kundër Berishës

Grushti mbi ftyrën e Sali Berishës ishte grusht mbi të pambrojturit, mbi të pamundurit, mbi çdo prind, mbi çdo njeri në moshë, mbi çdo intelektual, mbi çdo qytetar të grabitur nga qeveria, mbi çdo biznesmen të ndershëm, mbi çdo atdhetar dhe patriot.
Syri i nxirë i Sali Berishës është ftyra e pushtetit të edimarres, ftyra e qeverisë së krimit, drogës korrupsionit dhe zhbërjes së kombit.
Akti i sotshëm kundër kreut të opozitës është alarmi i fundit për kancelaritë e vendeve perendimore që në Shqipëri sundon krimi, droga, anarkia dhe vagabondazhi produkte të kultivuara, të investuara dhe të mbrojtura nga edimarrja.
Në një vend në të cilin sundon rregulli i të fortit, ku s’ka as ligj, as drejtësi agresioni i sotshëm ndaj Dr. Berishës është stimul për vetmbrotje dhe hakmarrje përsonale.
Përdorimi i një të “sëmuri psiqik” nga një i sëmurë psiqik për agresion ndaj kreut të opozitës tregon gjendjen në të cilën ka mbërritur arroganca dhe turpi i kësaj mazhorance.
Edimarrja jepe dorëheqjen sot, ose më së largëti nesër, sepse po e shtyne për më vonë do ti rezervosh vetës fatin e Hitlerit, fatin e Gedafit apo të diktarorëve të tjerë që i ke për model.
Bislim Ahmetaj, Kryetar i Grupimit “Dhjetor ’90”.
Please follow and like us: