Albspirit

Media/News/Publishing

DEKANI I FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE TË KOLEGJIT AAB, FOLËS KRYESOR NË “INTERNATIONAL MULTIDISCIPLINARY SCIENTIFIC CONFERENCE”

Në edicionin e pestë të “International Multidisciplinary Scientific Conference”, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, prof. ass. dr. Hysen Kasumi, ka qenë i ftuar si folës kryesor.

Kasumi, foli në lidhje me temën “Sfidat me të cilat përballen mësuesit e anglishtes në vendet e Ballkanit Perëndimor”. Ai tregoi për të pranishmit në lidhje me sfidat e shumta që kanë këta mësues dhe çfarë duhet ndërmarrë për të lehtësuar këtë proces.

Konferenca u mbajt në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa u trajtuan edhe tema tjera me rëndësi për zhvillimin e procesit mësimor, si përshtatja e teksteve, përkthimi i tyre, neologjizmat e shumta në tekste dhe metodat që përdoren në arsim.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, folës kryesor në “International Multidisciplinary Scientific Conference”

Please follow and like us: