Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Zbulimet dhe jeta njerëzore në shekullin 21

SHEKULLI 21 DUHET TË JETË I SHËNUAR PËR SHUMË ZBULIME SHKENCORE
“Thyerja e shablloneve të mendimit dhe sjelljes së memoruar negative, sjell transformim pozitiv në personalitetin tonë dhe në shoqërinë në të cilën jetojmë”, Vlora Obertinca.
“Dr. Bruce Lipton, doktor shkence në epigjenetikë, ndër neuro-shkenctarët më të njohur në botë ka vërtetuar shkencëtarisht që, gjenet mund të ndryshojnë duke u ndikuar nga rrethi në të cilin jetojmë.
Ne jetojmë në një shoqëri europiane, ku fare pak predikohet mënyra pozitive e të menduarit si çelës për jetë të suksesshme. Madje mbizotëron frenimi, ku një shoqëri e tërë predikon se si njeriu duhet të punojë shumë për të arritur pak, që realisht flet për një rrugë fizike dhe psikike të mundimshme. Në vend që të predikohet të menduarit pozitiv si gur themeli për të filluar çdo punë me lehtësi, në fakt është predikuar mendimi negativ për të arritur diçka pozitive në jetë dhe kështu, mbi bazën negative, çdo ditë e më shumë është trashur negativiteti i të jetuarit dhe si pasojë e kësaj, në shumicën e rasteve, njerëzit nuk arrijnë t’i realizojnë ëndrrat e tyre.
Deri kur duhet të jetojmë jetën e rrejshme, të jetojmë për sytë e botës, ose të jetojmë për një kompliment, ose mendim të mirë “fals” nga të tjerët, të cilët njëkohësisht ndihen keq përbrenda dhe po të njëjtit duhet të na japin vlerësime apo ndodh edhe anasjelltas? Në fund të fundit, gati të gjithë jemi të pakënaqur në heshtjen tonë, duke u shkrirë dhe duke u venitur si një qiri që nuk ka gojë të flasë, derisa fitilit t’i vijë fundi. Mendoj se shekulli i 21 duhet të jetë shekull i shënuar për shumë zbulime shkencore, për shërimin e shumë sëmundjeve, por njëkohësisht besoj se njerëzit do të fillojnë të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe duke u hapur me njëri-tjetrin, do ta shërojnë njëri-tjetrin në mënyrë natyrale.
Andaj mos luftoni me jetën, por bëni paqe me jetën dhe me njerëzit që ju rrethojnë. Shijojeni jetën duke e marrë çdo gjë që ju ndodh në jetë si diçka shumë të rëndomtë dhe njerëzore dhe mos hezitoni të hapni zemrat tuaja, sepse kështu nuk do t’i ndihmoni vetëm vetes suaj, por edhe njerëzve të tjerë, që janë në të njëjtën pozitë si ju”.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” e autores Vlora Obertinca.
Please follow and like us: