Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Ana hyjnore e muzikës…

“Kur dëshira buron nga zemra, vibrimi i saj në momentin e njëjtë arrin në Univers“, Vlora Obertinca.
“Kur ngjizet embrioni në fillim të shtatëzanisë, organi i parë që formohet është zemra. Shkenca e mjekësisë e vlerëson zemrën si organ vital në organizmin tonë, sepse mbi të gjitha e pompon gjakun dhe e bën që të qarkullojë në të gjithë trupin tonë.
Por ajo që nuk e dijmë është se zemra jonë ka efekt pozitiv dhe shërues të padukshëm për trupit tonë, duke pasur afinitetin e transmetimit të vibrimeve të saja elektromagnetike në frekuencë prej 432 Hz, që korrespondon me frekuencën e Universit, e cila është frekuenca më e lartë që ekziston.
Dhe jo rastësisht i ndërlidha këto dy frekuenca korresponduese me njëra-tjetrën, sepse kur ne dëshirojmë me zemër, vibrimi i dëshirës/mendimit arrin me automatizëm në Univers.
Andaj, nëse keni vuajtur në heshtje ndër vite dhe jeni mërzitur shumë, sigurisht që zemra juaj ka pësuar lëndime e me të është mbyllur shumë edhe qendra energjetike e zemrës, që është një nga 7 qendrat energjetike të trupit tonë. Kjo do të thotë se, qendra energjetike e zemrës ka nevojë për t’u hapur duke pranuar energji shëruese nga Universi në frekuencën e 432 Hz. Ky shërim bëhet më së lehti duke dëgjuar muzikë në 432 Herz, frekuencë kjo që ndikon në lirimin e bllokimeve emocionale, frymëzon dashurinë dhe harmoninë brenda nesh.
Si përfundim them se, jo rastësisht muzika është hyjnore sepse ka frekuencë shëruese për zemrēn tonë.
Andaj dēgjoni muzikën që ua qetëson mendjen, lumturon shpirtin dhe shëron zemrën”.
P.S.: Me këtë muzikë mund edhe të fleni, ashtu që gjatë gjumit ndërdija pranon frekuencat pozitive dhe shëruese
Please follow and like us: