Albspirit

Media/News/Publishing

Mbi 230 Deputetë Anglezë i bëjnë thirrje Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ta mbështesë Kryengritjen dhe Ndryshimin Demokratik në Iran

Më 14 dhjetor, deputetët ndërpartiakë dhe ata jo-partiakë zhvilluan një konferencë për të shpallur një iniciativë të përbashkët që konsolidon rekomandimet e tyre drejtuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur popullin iranian dhe kryengritjen e tij popullore për të drejtat e njeriut, liri dhe ndryshime demokratike në Iran.

Konferenca theksoi nevojën që komuniteti ndërkombëtar t’i japë fund pandëshkueshmërisë për liderët e regjimit si dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm në mënyrë që Mbretëria e Bashkuar të përmbushë premtimin e saj për t’i kërkuar llogari regjimit në lidhje me masat shtypëse gjakatare kundër protestuesve dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, pas vendimit të fundit të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që të krijohet një mision i ri për mbledhjen e fakteve për të hetuar shtypjen e dhunshme të protestave në Iran.

Deputeti Dr. Matthew Offord: Irani ndodhet në një moment historik. Ne duam të dërgojmë një mesazh të fortë mbështetjeje për popullin e Iranit. Protestat në Irani janë pritur me dhunë dhe tortura nga regjimi. Dua të shprehem kundër ekzekutimit të Mohsen Shekar dhe Majid Reza Rahnavard.

“Nuk ka dyshim se populli i Iranit kërkon ta rrëzojë regjimin. Ata kërkojnë një shtet të vërtetë demokratik, nga populli dhe për popullin. Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë përkrah popullit të Iranit në luftën e tij për një komb të lirë dhe laik. Regjimi ka shpallur një numër sanksionesh, ku përfshihem edhe unë.

Ne do të vazhdojmë ta ngremë zërin tonë në solidaritet me popullin e Iranit. Deklarata jonë e fundit ka mbështetjen e mbi 200 deputetëve. Ne njohim të drejtën e njerëzve për të mbrojtur veten. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë masa për të ndaluar brutalitetin e regjimit. Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet t’i kërkojë llogari regjimit për krimet e tij. Ne duhet ta njohim luftën e NCRI-së dhe zonjës Maryam Rajavi kundër regjimit.

Ne jemi shumë të qartë për sa i përket drejtimit që duam të shohim në politikën ndaj Iranit. Me rezolutën tonë, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ketë një pozicion më të fortë për t’i zbatuar këto syni

Baronesha Sandip Verma, Anëtare e Dhomës së Lordëve: Masat shtypëse nga shteti nuk ndalen para asgjëje. Regjimi injoron moshën dhe vendndodhjen ndërsa forcat e tij të sigurisë sulmojnë edhe shkollat. Në shumë raste, këto sulme kanë çuar në vdekjen e të rinjve. Janë më shumë emra nga ç’mund të përmenden në këtë sesion.

Ne i njohim dy të rinjtë që u varën javën e kaluar. Kjo gjë tregon mizorinë e regjimit. Perspektiva e ndryshimit në Iran nuk ka qenë kurrë më parë kaq e arritshme. Është koha të njohim të drejtën e njerëzve për ta marrë situatën në dorë dhe për të rrëzuar regjimin.

Deputeti David Jones: Ne duhet të jemi duke bërë diçka meqënëse jemi sanksionuar nga regjimi. Jam krenar për deklaratën tonë në mbështetje të popullit iranian. Jam krenar për mbështetjen tonë ndaj kryengritjes dhe lëvizjes së organizuar të rezistencës të udhëhequr nga zonja Maryam Rajavi.

Please follow and like us: