Albspirit

Media/News/Publishing

Dashuritë e mëdha flenë në shtretër të ndarë

Vlora Obertinca
“Në anën tjetër, përtej oqeanit Atlantik, në bregun e detit të Monakos, po priste Ana Maria të dëgjonte ndonjë lajm nga Edvini, i cili tani e një muaj kishte filluar t’i rrallonte telefonatat e tij dhe përditë e më shumë sikur po largohej qëllimshëm nga ajo. Ana filloi të vuante shumë, sepse nuk e dinte arsyen e largimit të menjëhershëm të Edvinit. Ajo mendonte se vargjet e saj për Edvinin ishin bërë ‘mollë sherri’, gjë që ishte vetëm shkas dhe jo shkak i vërtetë i largimit të tij.
Kur shkëmbenin mesazhe, filluan ta thërrisnin njëri-tjetrin me pseudonime, Ana përdorte pseudonimin e perandores së Egjiptit të vjetër, Kleopatra, kurse Edvini atë të perandorit romak, Çezarit. Në netët e vona pa gjumë Ana më kishte dërguar poezinë e radhës për “Çezarin” e saj.
Nostalgji
Thonë se dashuritë e mëdha flenë në shtretër të ndarë.
Kleopatra i thotë Cezarit: “Më mirë të mos ishim parë.
Të prita kaq gjatë, për t’i ndier krahët e tu.
Vallë, ku gabova që e humba betejën kështu”?
Burrat e mëdhenj rrinë të heshtur
se u lëndua perandorja, i bën për të qeshur.
Por, a është burrni të rrish e të shikosh
të fillosh luftën dhe të mos luftosh?
Kleopatra e ngriti shpatën, nuk dorëzohet dhe rri fort
se për luftë dhe paqe s’ia kalon kush dot.
Zemra e lënduar nuk ka gojë të flasë,
për ata që kanë shpirt e lëndojnë
dhe nuk pyesin se sa dhemb.
Çezari i lodhur nga betejat, në heshtje e pranon:
“Shko Kleopatra, se ky popull, s’të do”.
Fragment nga libri “Vera e shpirtit” të autores Vlora Obertinca.
Please follow and like us: