Albspirit

Media/News/Publishing

MIKE, NATA DO NA DALË?

Mike, nata do na dalë?
Zemra valë të na marrë?
Të qërojmë rrudhat në ballë
Dhe zemrën në pjesë ta ndajmë?
Mike, do na dalë nata
Të shtrojmë flokët e gjata?
Të puthim buzët e mjalta
Të ndukim gjiret e larta?
Në mos daltë mike, ç’thua?
-Nga hëna do marrim hua
Mike, netët do mjaftojnë
Flokatet për qejf t’i shtrojmë?
Vitet që ikën t’i ftojmë
Të flenë të dehur në dhomë?
Mike, do mjaftojë dimri
Pranë zjarrit të mos vijë zgjimi?
Le të jetë një stinë dëfrimi
Se një ditë do vijë zhgënjimi
Në mos daltë, mike ç’thua?!
-Dua zjarr! Pa gjumë s’dua!
Please follow and like us: