Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: JETA ËSHTË MËSIM ME LEKSIONE TË NDARA

“Jeta e njeriut është si një film me aktorë
të përzgjedhur. Asnjë aktor dhe as një
ngjarje nuk mund të anashkalohet,
përderisa Universi me ne ka bashkë
konspiruar tërë skenarin”, Vlora Obertinca.
“Nganjëherë takojmë njerëz për të cilët më vonë pyesim pse i takuam, apo madje edhe e gjykojmë vehten pse ju dhamë rast ose hapësirë të qëndrojnë afër nesh dhe si përfundim pendohemi për çdo moment apo kujtim që përjetuam me ata persona.
Një gjë është e sigurt që në Univers nuk ka rastësi dhe çdo gjë ndodh për një arsye.
Secili person që vjen apo ikën nga jeta jonë, ka një rol për ta luajtur – o do jemi mësuesi i tij/saj, o do jenë mësuesit tanë. Kjo sepse jeta është mësim me leksione të ndara dhe secili leksion ka protagonistët e vet.
Kur ne fillojmë t’i kontrollojmë emocionet tona, ngadalë fillojmë të kuptojmë që NE jemi personi i vetëm që ka qasje në MENDJEN tonë dhe vetëm ne mund t’i japim një ngjarjeje kuptim pozitiv ose negativ.
Një ditë kur arrijmë të mendojmë me mendje të kthjellët, e kuptojmë se ai njeri ishte vetëm një protagonist i rëndomtë në një skenë të vogël nga filmi i gjatë, i quajtur JETË!
Andaj merrni me ngadalë dhe me qetësi kritikat ndaj vehtes dhe mos e gjykoni vetveten kurrë. Kjo sepse kur ngjarjet i përcjellim me qetësi, njëkohësisht hapim dyert e një të ardhmeje më të qetë, më të bukur për veten tonë dhe për njerëzit që na rrethojnë”
Please follow and like us: