Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTËT E FAKULTETIT TË KULTURËS FIZIKE DHE SPORTIT TË KOLEGJIT AAB, CERTIFIKOHEN NGA PLAY INTERNATIONAL KOSOVA

Në kuadër të projektit EJO, studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, janë certifikuar nga PLAY International Kosova, pasi përfunduan me sukses trajnimin mbi Lojërat Sociale, Sportive dhe Bashkëpunuese.

Këto lojëra përfshijnë zhvillimin e aftësive, njohurive dhe sjelljeve për të udhëhequr aktivitete sportive gjithëpërfshirëse me fëmijët dhe për të promovuar vlerat e respektit dhe bashkëpunimit.

Studentët e Kolegjit AAB, implementuan nga 3 sesione të metodës Socio-Sport, metodë që inkurajon zhvillimin e aftësive jetësore. Gjatë kësaj kohe ata u vlerësuan nga trajnerët e PLAY International Kosova, të cilët falënderuan dekanin e Fakultetit të Kulturës Fizike të Kolegjit AAB, Prof. Fatmir Pireva, për kontributin dhe energjinë pozitive që kanë përcjellur te pjesëmarrësit.

Ky aktivitet u zhvillua në radhë të bashkëpunimit që Kolegji AAB ka me PLAY International Kosova, dhe mësimdhënësit e nxënësit e shkollës “British School of Kosova”.

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, certifikohen nga PLAY International Kosova

Please follow and like us: