Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Vizualizimi i një ngjarjeje në mendjen tonë për të ardhmen

“Vizualizimi i një ngjarjeje në mendjen tonë për të ardhmen, duke e përjetuar paraprakisht me emocione të forta, aktivizon ligjin e tërheqjes duke e bërë realitet”, Vlora Obertinca.

“Trupi ynë ka 7 qendra energjetike. Katër qendrat e poshtme energjetike janë: e rrënjës, ajo sakrale, e abdomenit dhe e zemrës, të cilat janë përgjegjëse ndër tjera edhe për përjetimin e emocioneve. Ndërsa, tri qendrat e sipërme janë: ajo e fytit, piniale dhe e kurorës së kokës, të cilat ndër të tjera janë përgjegjëse për krijimin dhe procesimin e mendimit. Këto dy grupe të qendrave energjetike duhet të aktivizohen për të realizuar një ngjarje në jetën tonë, gjegjësisht për të realizuar ligjin e tërheqjes.

Ligji i tërheqjes është ndër ligjet kryesore të Universit për të cilin foli edhe Buda, me shpjegimin e tij modest dhe shumë të qartë. “Atë që e mendon, ajo bëhet. Atë që e ndien, atë e tërheq. Atë që e imagjinon, atë e krijon”, pohon Buda.

Ka shumë njerëz që e kanë zbatuar fuqinë e mendjes së tyre në mënyrë pasive, duke mos e ditur që e kanë aktivizuar dhe e kanë përdorur fuqinë e tyre të mendjes dhe kështu kanë arritur t’i realizojnë ëndrrat e tyre, por shpjegimi i tyre është tjetër, ngase ata mendojnë se kanë punuar shumë për të arritur deri në realizimin e qëllimit të tyre. Gjë që është e vërtetë se duhet të punohet dhe të jemi gjithmonë aktivë për të realizuar një punë të caktuar, por të mos harrojmë se të gjithë njerëzit punojnë, madje ka të tillë që punojnë shumë më shumë se sa ata që kanë arritur realizime marramendëse të dëshirave të tyre, duke fituar miliona e miliona euro me punën e tyre, duke mos ditur ta shpjegojnë që ata e kanë aktivizuar në ndërdije fuqinë e mendjes së tyre, vizualizimin e realizimit të dëshirës së tyre, duke u përcjellë ky vizualizim me përshkimin e ndjenjës dhe emocioneve të forta të gëzimit për realizimin paraprak të dëshirës.

Andaj, gëzojuni paparakisht dëshirës dhe përjetojeni thua se jeni duke e shijuar tani. Mendoni dëshirën, ndjejeni thellë gëzimin, lirojeni në Univers pa e menduar më asnjëherë. Në fund kur ju nuk e pritni fare dëshirën, ligji i tërheqjes e bën realitet”.

Fragment nga libri “Vera e shpirtit” e autores Vlora Obertinca.

Please follow and like us: