Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Midis lumturisë dhe dashurisë…

“Lumturia jonë gjendet brenda nesh. Çdo lumturi nga jashtë është e përkohshme”, Vlora Obertinca.
“Shpesh herë e ngatërrojmë nocionin e lumturisë me të qenurit të dashuruar. Kështu dashurohemi dhe fuqinë tonë shpirtërore ia dorëzojmë një njeriu, qē deri dje ishte i huaj. Sot u dashuruam dhe nesër prapë ai njeri ndodh të jetë i huaj! Si ka mundësi të jemi kaq naivë?!
Andaj duhet ndarë nocionin e lumturisë me të rënit në dashuri, sepse lumturia jonē duhet mbrojtur në mënyrë të përhershme.
Nëse njeriu në të cilin u dashuruam na lëndon, atëherë ai njeri nuk meriton dashurinë tonë. Kështu, kur e vëreni se jeni ligështuar, sepse energjinë tuaj apo dashurinë ia keni dhuruar njeriut të gabuar, me mendjen tuaj kërkoni nga Universi që kjo energji të kthehet në kompetencat tuaja dhe nga aty, kthejeni atë energji në mendjen dhe trupin tuaj.
Duhet krijuar mekanizma mbrojtës duke vënë veten dhe lumturinë tonë në piedestal.
Kur ne e duam veten, atëherë edhe të tjerët do të na duan. Kjo sepse, jashtë ne jemi reflektim i vetvetes. Atë që e mendojmë brenda vetes, ai mendim udhëton nëpër Univers dhe prap kthehet tek ne. Ne e krijojmë realitetin tonë me mendimet tona.
Andaj trajtojeni çdo ditë veten me shumë dashuri, në mënyrë që t’i jepni jetë lumturisë suaj të brendshme”.
Please follow and like us: