Albspirit

Media/News/Publishing

CERTIFIKOHEN STUDENTËT QË MORËN PJESËN NË TRAJNIMET PËR PËRDORIMIN E APLIKACIONEVE TË MICROSOFT OFFICE

Pas tre javësh trajnime pa pagesë për studentët në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office, që u organizuan nga Qendra e Karrierës të Kolegjit AAB, tashmë janë certifikuar studentët pjesëmarrës. Trajnimi që u mbajt i ndarë në tre grupe, përfshiu një pako që përmbante zhvillimin e shkathtësive në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Jusuf Qarkaxhija dhe Prorektorja për Bashkëpunim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Venera Llunji, përgëzuan studentët pjesëmarrës për angazhimin dhe vullnetin e treguar gjatë këtyre javëve.

Please follow and like us: