Albspirit

Media/News/Publishing

Nurie Emrullai: Përderisa afër teje kalon turma

Asnjë ëndërr nuk është e matshme
me kthjelltësinë e momentit
kur ti je përballë vetes dhe e kupton
se sa shumë je, a sa pak ke arritur të shohësh.
Duhet të kesh qetësinë në vete,
përderisa afër teje kalon turma,
përderisa ti arrin të qëndrosh i palëkundur
nga pëshpëritjet e tyre,
nga era që ata e sjellin në ikjen e tyre,
nga dumhat e rënda,
të pavetdijshëm se ty po t’i shkarkojnë.
Çfarë duan të marrin t’i kurrë nuk mund t’ua japësh,
ngase ti nuk mban asgjë as për vete.
Please follow and like us: