Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: POETËT

 

Bardhyl Londos, 25 dhjetor, ditën e lindjes.

 

 

Poetët ngjajnë kaq shumë me njëri – tjetrin,

ndonëse qënie në ikje, në rrallim.

Kanë të njejtat fytyra dhe zjarr të pafikur

të rikthehen në shenjtëritë e fëmijërisë.

 

 

Poetët kanë të njëjtin zë të thellë, të lodhur,

në kërkim të mahnitjes, kohës së humbur.

Bëjnë gjeste të njëjta, lëvizje me duar,

dëshpërim të harrimit ta shkërmoqin pluhur.

 

 

Dhimbjen poetët s’e kanë fjalë të shpërdoruar,

por tingull, gjëmim e gjak të ndezur.

Poetët ngjajnë veçanërisht nga sytë,

Gjahtarë të dritës që skutash rri fshehur.

 

 

Poetët ngjajnë dhe kur ikin pelegrinë.

kacafyten egërsisht me humbjen, qetësinë…!

Please follow and like us: