Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTI I KOLEGJIT AAB PËRFUNDON SEMESTRIN DIMËROR NË UNIVERSITETIN SAVONIA, FINLANDË

Një nga studentët e zellshëm të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Donat Fuga, ka përfunduar semestrin dimëror në Universitetin Savonia të Finlandës.

Donati, përfundoi këtë semestër si pjesë e programit të shkëmbimit të studentëve, Erasmus+, derisa falënderoi Kolegjin AAB për këtë rast të ofruar, që shërben në avancim akademik e kulturor.

“Ishte një rast jashtëzakonisht i mirë për mua, u njoha me studentë nga gjithë bota, në këtë mënyrë pata mundësi të avancoj akademikisht dhe të shkëmbej përvoja e njohuri me shoqërinë e re”, tha ai.

Donat Fuga, njëkohësisht është edhe nënkryetar i Unionit Studentor të Kolegjit AAB.

Studenti i Kolegjit AAB përfundon semestrin dimëror në Universitetin Savonia, Finlandë

Please follow and like us: