Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Thonë se…

Thonë se
shpirti nuk gjen prehje,
derisa puqet me ëndrrën,
e bën dashuri,
përpirë me një frymë.
Thonë se
ti linde për t’më dashuruar,
ngatërruar udhët,
ndaj qava fort pa hapur sytë.
Thonë se
erdhe t’më shtrëngosh brinjët,
t’më shtrydhësh,
pamundësi t’mos i ankohem as Zotit,
se ku ish fshehur për dreq…
Dhe kur gjithçka u qartësua,
vrapova hojesh të mblidhja nektarin e mbetur,
tek lulja e fundit,
ku tinëz ruante një gjarpërush,
për t’më mësuar të vërtetën e jetës:
Gjithkush ka nevoj për ty
e ty gjithkush është askush një ditë.
Gjithë vitet
mbeten hojesh bosh
Ti mbush, ato zbrasen.
Jeta është një lule e bukur
fundit udhës së gjarpërt
E prapë vrapon
ndaj vrapon
Çmendurisht vetes beson
E bukura reziston.
( mimozabici@ poezi “Rezistenc” nga cikli i poezive “Lulenata”, Tiranë, dhjetor 2022)
Please follow and like us: