Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: GRUAJA NUK ËSHTË NJË TULIPAN…

 

Ajo zgjohej kur zgjoheshin zogjtë,

shikonte qiellin dhe mendimet i bëheshin të lehta,

zigzage uji, të qarta,

që fluturonin atje ku ishte e sigurt paqja.

 

Brenda ishte ngrirë gjithçka

që të mos dëgjoheshin zhurmat,

Pas punëve të shumta dhe kohës humbur në ferr.

Mbërritur deri tek kufiri që kërkon një kufi të ri,

sepse preferonte të mëkatonte me nder.

 

Dhe kërkon të drejtojë makinën,

sepse burri nuk e bën dot shoferin,

Kush është në timon ka pozitë më të fortë,

(vijon rrëfimi i fabulës).

 

Kohë më pas pa pyetur askënd,

gruaja e ndan burrin.

Ngase s’i jepte dot makinës,

Kështu menduan fëmijët e mëhallës.

 

Ajo zgjohet sërish kur zgjohen zogjtë,

shikon qiellin dhe mendimet i bëhen të lehta,

zigzage uji, të qarta.

Sikur e mëkojnë: Gjej një vend të mirë në këtë botë,

dhe atje qëndro.

Atje ku e sigurt është paqja!

Please follow and like us: