Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTI NGA KOLEGJI AAB PËRFUNDON SEMESTRIN DIMËROR NË UNIVERSITETIN SAVONIA TË FINLANDËS

Engjëll Limani si shumë studentë të tjerë të Kolegjit AAB ka përfunduar së fundmi semestrin dimëror në Universitetin Savonia të Finlandës. Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike pati fatin që në kuadër të programit Erasmus+, të përjetojë eksperiencë më ndryshe në sferën akademike për të cilën tha se është tejet mirënjohës ndaj Kolegjit AAB.

“Programi Erasmus+ që bën shkëmbimin e studentëve në universitetet më prestigjioze në botë, më dha rastin që të kem në bagazhin tim akademik një përjetim të paharrueshëm. E tërë kjo falë Kolegjit AAB, që përveç më ndihmoi gjatë studimeve tani më ofroi mundësinë ideale”, u shpreh Engjëlli ndër të tjera.

Studenti nga Kolegji AAB përfundon semestrin dimëror në Universitetin Savonia të Finlandës

Please follow and like us: