Albspirit

Media/News/Publishing

Fjalët e fundit të Papa Emeritus Benediktit XVI

Fjalët e fundit të Papa Emeritus Benediktit XVI ishin “Zot, të dua”, tha sekretari i tij prej shumë kohësh të dielën, duke cituar një infermiere që ndihmoi në kujdesin e 95-vjeçarit në orët e tij të fundit .

Kryepeshkopi Georg Gaenswein, një prelat gjerman i cili jetonte në manastirin e Vatikanit, ku Benedikti u vendos pas pensionimit të tij në vitin 2013, tha se infermierja tregoi se kishte dëgjuar Benediktin duke thënë ato fjalë rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës. Papa në pension vdiq më vonë mëngjesin e asaj dite.

“Benedikti XVI, me një zë të dobët, por në një mënyrë shumë të dallueshme, tha në italisht, ‘Zot, të dua’”, tha Gaenswein për mediat zyrtare të Vatikanit, duke shtuar se kjo ndodhi kur ndihmësit që kujdeseshin për Benediktin po ndryshonin turne.

“Unë nuk isha aty në atë moment, por infermierja e tregoi pak më vonë”, tha kryepeshkopi. “Ishin fjalët e tij të fundit të kuptueshme, sepse më pas, ai nuk ishte në gjendje të shprehej më”, shtoi ai./euronews albania

Please follow and like us: