Albspirit

Media/News/Publishing

Ferdane F. Sahiti: AJKA E DASHNISË…

Nanës

Ti flet shumë edhe kur rri e heshtur,
e di që dhimbje të mëdha brenda teje janë fshehur
zemra më dhemb e nga sytë m’rrjedhin lot,
Kam mall për ty o ngjyra më e bukur në botë
Sa dua të dëgjoj nga ti histori të bukura
Të më përqafosh me krahët e ndjeshëm si flutura
Zani yt shpirtin ma freskon
prekja jote më shëron
ti që je simbol i mirësisë
o më e bukura e gjithësisë
dua ta them mijëra herë
ti je ajka e dashnisë.
Please follow and like us: