Albspirit

Media/News/Publishing

Tri poezi nga Avdush Canaj

 

TE DERA E FJALËVE

 

Tek dera e fjalëve

dikush troket

Hap derën

Bukuroshja

e vargut

buzëqesh

Erdha

për ty

Zogu i poezisë

cicërin.

 

DARDANIA

 

Bukuri

me det të paskaj

shqiponja

që fluturon e lirë

Dardania jonë

e lashtë

atdheu yt

dritëz, o bir.

 

TRI DITË

 

Tri ditë s`thashë asgjë

Dikush foli

Iu shtjerr kroi

Mos u ngutni

Me rreze të hënës

Po qëndis

Një poemë për Nënën

Te bregu i mallit më keni

Kur zbret mugëtira

Me kuajt e yjeve.

Please follow and like us: