Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: KËNGA MË E BUKUR PËR DETIN

 

Këngën më të bukur për detin

guaca e ruan nëpër valë,

nëse shkon i pari te bregu

me buzëqeshjen ty ta fal.

 

O zogu im  kaltërush

degëve të këngës së ylberit

do të jesh më i lumtur

se Princi i Vogël i Ekzyperit.

 

Një kusht duhet plotësuar

thonë sardelet gazmore:

Patjetër të kesh, patjetër,

një zemërushë për dore.

 

Zemërushja po vjen, e sheh?

Në krahë të puhisë iku zhegu!

Lëshoja frerin vrapit të erës,

nisu shpejt kah bregu!

Please follow and like us: