Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Vatoci: Për çfarë kam jetuar?

 

Tri pasione të thjeshta, por shumë të fuqishme, kanë udhëhequr jetën time: etja për dashuri, kërkimi për dije dhe keqardhja e padurueshme për vuajtjen e njerëzimit. Tre pasione, si tri erëra të mëdha, më kanë fryrë sa andej-këndej përgjatë një rruge, mbi oqeanin e thellë të ankthit, duke arritur deri në skajet e dëshpërimit.

Së pari, kam kërkuar dashurinë pasi sjell ekstazën, ekstazë kaq të madhe sa do të kisha sakrifikuar gjithë jetën time vetëm për pak orë të tilla kënaqësie.

Së dyti, e kam kërkuar pasi largon vetminë – vetminë e tmerrshme në të cilën një drithmë arsyeje shikon mbi botën një humnerë të ftohtë e pajetë.

Së fundmi, e kam kërkuar pasi në bashkimin e dashurisë kam parë, në një miniaturë mistike, vizionin e parashikuar të qiellit që shenjtët dhe poetët kanë imagjinuar. Kjo është çfarë kam kërkuar dhe megjithëse duket e paarritshme për jetën njerëzore, kjo është – së fundmi – ajo që kam gjetur!

Me pasion të njëjtë kam kërkuar dijen. Kam dashur të kuptoj zemrat e njerëzve; kam dashur të kuptoj përse yjet vezullojnë dhe jam përpjekur të kuptoj fuqinë Pitagoriane me numrin e të cilës lëkundet mbi fluks. Pak nga kjo – jo shumë – kam mundur të arrij.

Dashuria dhe dija, aq sa ka qenë e mundur, më kanë udhëhequr drejt qiejve, por keqardhja më ka kthyer përsëri në tokë. Jehona të qarash prej dhimbjes vibrojnë në zemrën time. Fëmijë që vdesin urie, viktima torturuar nga agresorët, pleq të pafuqishëm – barrë e rëndë e bijve të tyre dhe gjithë bota e vetmise, mjerimit dhe dhimbjes që përbëjnë një tallje të hidhur të asaj që jeta njerëzore duhet të kish qenë. Dëshiroj të largoj të keqen, por nuk mundem dhe unë vuaj me të gjithashtu!

Kjo ka qenë jeta ime. E kam gjetur të vlefshme për ta jetuar dhe do ta kisha jetuar përsëri nëse shansi do të ma kish ofruar!

Please follow and like us: