Albspirit

Media/News/Publishing

CNA: Festa e RD-së dhe broçkullat historike të Nebil Çikës

Dje, gazeta RD festoi 32-vjetorin e saj, një datë që quhet ndryshe dita e fjalës së lirë. Në fakt, RD-ja nuk është shembulli më i mirë për fjalën e lirë, por është shembulli i parë i gazetës që mundi të thoshte diçka kundër regjimit të asaj kohe. Më pas, ajo u kthye në një gazetë partiake, e cila tashmë është e falimentuar dhe në festën e saj dje, ndoshta më shumë sesa gotat e verës që trokiteshin, duhet të hidheshin idetë se si mund të kthehet në një revistë politike apo një gazetë që del njëherë në muaj, një buletin i plotë politik, debatues me editoriale, me qëndrime, me mendime, pasi tashmë nuk del më në print dhe versionin online e ka shumë të dobët. Kjo do të ishte ajo që do t’i duhej dje RD-së. Në fakt, më shumë se sa thjesht dhe vetëm RD-ja, dje bënë përshtypje dhe pjesëmarrësit, apo edhe bojkotuesit. Mungonte një nga kryeredaktorët më jetëgjatë, Astrit Patozi, shumë prej themeluesve. Palët janë të ndara. Frrok Çupi sa me Berishën, sa kundër Berishës, është themeluesi i RD-së. Prenç Zogaj gjithashtu. Pavarësisht inateve apo konflikteve të mbjella nga politika, munguan. Dhe Astrit Patozi një nga njerëzit që ka periudhën më të vështirë të Rilindjes Demokratike, nga viti ’97 deri në vitin 2005, kohë kur më pas u angazhua në politikë. Patozi është njeriu i cili drejtoi RD-në në momente mjaft të vështira. Gjatë asaj kohe, RD ka pasur një staf jo të pakët, mjaft të fortë politikisht, por edhe korrekt, në kuptimin e asaj që duhet të shkruanin dhe të publikonin, ndërkohë që Partia Demokratike po lëngonte pas trazirave të ’97-tës. Por ka dhe nga ata që kanë punuar në atë kohë, të cilët gjithçka që po e thonë dhe po e keqinterpretojnë, jo një, por në disa raste.

Si po e deformon të vërtetën Nebil Çika?

Më ekzemplari i këtyre personave që po deformon RD-në dhe historinë e vërtetë të saj është Nebil Çika, ish-gazetari i RD-së, zëvendëskryeredaktor parazit rreth vitit 2000 në këtë gazetë. I ardhur nga gazeta “Tema” e Mero Bazes, Nebili u bë në fakt asistenti i dytë, sepse ndihmësi më kryesor i Astrit Patozit në atë kohë ka qenë Sami Neza, i cili ishte dhe zëvendëskryeredaktori tjetër dhe më i rëndësishmi. Në fakt, në një shkrim të tij pse s’ka qenë dje në festën e RD-së, Nebil Çika tregonte një ngjarje, ku më shumë se sa çfarë ka ndodhur te RD-ja, ishte se si ky kishte dalë  jashtë gazetës në vitin 2000 e kishte ngrenë një shqelm apo e kishin sharë. Në fakt, ka pasur me dhjetëra të tillë gazetarë dhe ajo ngjarje është krejt ndryshe. Gazetatarët e RD janë dhunuar, goditur, arrestuar, ju ka fluturuar plumbi në vesh, ketij tipi i dhemb një shkelmë që e trtegon si heroizëm të madh. Nebili doli të shkonte në shtëpi më shpejt se të tjerët. Siç raporton dhe vetë ka pasur dhe persona të arrestuar, është ndaluar dhe Berisha. Nebili është një nga hiçët e gjithë kësaj historie. Së fundi ky personazh ka filluar të flasë broçkulla me historinë e RD-së, të marrë përsipër sikur ky është njeriu që ka bërë RD-në, e ka zhvilluar, ky i ka bërë ngjarjet, nëpërmjet tij ka kaluar gjithçka. Në fakt, ka qenë një nga njerëzit më periferikë, më të pavlerët, pa folur për histori të tjera brenda redaksisë.

Çfarë i duhet RD-së?

Por, ajo që duhet të ngelet është se historia e vërtetë e RD-së duhet të shkruhet, pra duhet të dalë dikush prej personazheve të atyre viteve, pra që nga themelimi i saj, që nga koha e Frok Çupit, Preng Zogajt, Mitro Çelës, Lorenc Ligorit, e më tej me Astrit Patozin, apo edhe tani me Bledi Kasmin, historia  e dekadave të RD-së, e stafit, njerëzve që kanë punuar atje dhe kontributeve që kanë, duhet të shkruhet dhe jo të lihet në dorën e disa e të mjerëve mendorë, të cilët përveçse kanë mungesa të thella mbi sinqeritetin me veten dhe të vërtetën e atyre kohëve, kanë dhe një mangësi të theksuar të dijeve në lidhje me historinë dhe gjurmët e saj. Gjithsesi, Nebil Çika është më i pavleri në atë histori dhe ndoshta është rasti që të tillë mjeranë të cilët tashmë ndoshta për shkak të moshës, ndoshta për shkak të problemeve të tjera kanë filluar të kthehen në personazhe qesharakë, por edhe duhen frenuar. Megjithëse askush nuk mund ta ndalë dikë që të quajë veten hero, lider, i persekutuar, komunist, përfaqësues i interesave të mëdha të popullit, e kështu me radhë. Por, këta individë mund të ndalen në çmendurinë  e tyre publike thjesht dhe vetëm duke u shkruar e vërteta e ngjarjeve që kanë ndodhur dhe ajo do të lërë në hije më pas çdo mjeran, çdo infantil politik, mediatik që kërkon të përfitojë dhe të mbajë veten në tregun e publikut, duke treguar ngjarje të pavërteta, duke gënjyer për persona të tjerë, apo duke ngritur veten në vlerat e dikujt që nuk ka qenë kurrë, por gjithkush ka të drejtë të ëndërrojë, edhe budallenjtë ëndërrojnë.CNA.al

Please follow and like us: