Albspirit

Media/News/Publishing

Libri “Stis” i Altin Kajtazit, vëllim i mesazheve të shquara poetike!

Sapo doli libri poetik “Stis” i autorit Altin Sh. Kajtazi, nga botimet e “Rugova Art”, Prishtinë 2023.
Altin Sh. Kajtazi (1985) është një ndër poetët me premtues të gjeneratës së re. Është magjistër i shkencave filozofike. Po ashtu, merret me krijimtari letrare dhe është autor i një numri të madh shkrimesh eseistike të botuara në gazeta dhe revista të ndryshme.
Jeton dhe vepron në Prishtinë. Librin e tij të parë më poezi “Perri Diellore”, e botoj në vitin 2021. Ky është libri i dytë i tij më poezi.
Janë disa veçori që e dallojnë poezinë e Altin Kajtazit: Ligjërimi poetik, fjalori dhe ndërtimi artistik i vargut në mënyrën e vet, kështu që poezinë e bën identitare dhe të pakrahasueshme. Ligjërimi poetik i Altin Kajtazit, në librin “Stis”, e pasuron më tej botën poetike të autorit, në aspektin semantik (kuptimor), në aspektin metaforik të shprehjes, si dhe në aspektin ndjenjor të vargëzimit.
Në tërësinë e vet ligjërimore, poezitë e librit “Stis” janë një tekst shtresor që ofron një nivel dhe faktografi të një diskursi poetik të veçuar, me mesazhin poetik të identifikimit.
Autori, në këtë rast subjekti krijues, tekstin poetik, mesazhin e tij nuk denjon t’i krijoj në mënyrën e vet të shprehjes e figuracionit dhe sentimentit të tekstit, përmes të cilave e ndërton botën e tij poetike, duke e shquar kështu identitetin e vet krijues dhe të poezisë.
Te akëcila poezi, teksti poetik na sjellë faktin se këtu kemi të bëjmë edhe më një poezi që i qaset fatit të njeriut, pra fatit të individit, prapë e shpalosur figurativisht, jo vetëm veç si një fiksion, por edhe një fat i individit në realitetin jetësor, me gjurmët, të shkuarën dhe të jetuarën e tij.
Librin “Stis” mund ta gjeni nëpër libraritë kryeqytetit, po ashtu se shpejti do ta keni edhe mundësin e blerjes online!

Please follow and like us: